Mjeshtri lindi nga një ide e thjeshtë: të gjesh një mjeshtër të mirë nuk duhet të jetë fat. Ne e bëjmë të lehtë lidhjen mes njerëzve që kanë nevojë për ndihmë dhe mjeshtërve që e bëjnë punën me ndershmëri.
Bashkëthemelues
Imeri është shtylla e kësaj ideje — një njeri i punës, i ndershëm dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmojë të tjerët. Me përvojën dhe urtësinë e tij, ai na mësoi se besimi fitohet me punë të mirë dhe fjalë të mbajtur. Ai është shembulli që na frymëzon çdo ditë.
Bashkëthemelues
Altini sjell anën teknologjike të platformës, me qëllimin që çdo klient të gjejë shpejt mjeshtrin e duhur dhe çdo mjeshtër të ketë më shumë punë.